16/09/2024

​Qeveria lë anash nxënësit nga Lugina që jetojnë në Kosovë, nuk subvencionohen për tekstet

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nxënësit shqiptarë nga Lugina e Preshevës që jetojnë në vendin tonë nuk po subvencionohen për tekste shkollore. 

Edhe pas fillimit të vitit të ri shkollor, ata nuk janë pajisur me libra e materiale të tjera. Në mungesë të dokumenteve të Kosovës, prindërit e tyre nuk mund të aplikojnë në platformën eKosova për subvencionim.

E derisa kjo po konsiderohet padrejtësi nga njohës të sistemit të arsimit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci zotohet se asnjë nxënës nuk do të mbes pa tekste mësimore.

“Tekstet janë për fëmijët të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, por marrë parasysh se kemi numër të konsiderueshëm të fëmijëve sidomos këtu në shkollat në Prishtinë dhe Fushë Kosovës, të cilët janë nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, edhe vitin e kaluar kemi gjetur një zgjidhje.

Besoj që edhe këtë vit do të furnizohen edhe ata dhe për këtë kemi qenë në bashkëpunim me AShI-në në mënyrë që të adresohet aplikimi i këtyre kujdestarëve ligjor. Por, e rëndësishme është që asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste mësimore”, u shpreh ministrja Nagavci.

Eshte provuar të mirret një përgjigje nga Qeveria e Kosovës për lehtësirat që po aplikohen për pajisje me dokumente të Kosovës nga banorët e Luginës së Preshevës, megjithatë deri në keto momente nuk kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...