Qeveria e Kosovës ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, me fokus te komunitetet jo shumicë.
“Në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka nënshkruar sot Memorandum të Mirëkuptimit me Organizatën Ndërkombëtare të Komuniteteve (International Communities Organization). Ky Memorandum do të shërbejë si bazë e investimeve me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës me fokus te komunitetet jo shumicë”, thuhet në njoftimin Qeverisë.
Po ashtu nga ekzekutivi thonë se ky memorandum do të shërbejë për ngritjen e projekteve infrastrukturore dhe fuqizimin e ndërmarrjeve në qëllim të rritjes së stabilitetit në komuna.
“Republika e Kosovës është shtet demokratik e shumetnik, vend i të gjithë qytetarëve të saj. Qeveria jonë është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit e mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve pa dallim. Sjellja e projekteve të reja është gjithmonë në qëllim të rritjes së prosperitetit, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve tanë”, përfundon njoftimi.\Mesazhi\