28/05/2024

Qytetarët e Kosovës të bllokuar në kufijtë e Serbisë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Janë bërë mbi 12 orë që disa qytetarë të Kosovës ende janë duke pritur në pikë kalimin kufitar Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari pasi autoritetet serbe nuk po i lejojnë që të vazhdojnë rrugën për në destinacionet e caktuara. 

Për këtë ngjarje ka pasur shumë reagime nga institucionet vendore si dhe ato ndërkombëtare, por edhe partitë opozitare në vend e kanë dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufijtë e tyre.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka dënuar sjelljen e Policisë së Serbisë në kufirin Kroaci-Serbi e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke marrë pasaportat e tyre.

Ai këtë veprim të policisë serbe e ka quajtur provokim.

“Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Edhe shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se pas votimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Serbia po mban në mënyrë të paligjshme për orë të tëra qindra qytetarë në pikat e saj ndërkufitare.

“Situata shëndetësore e fëmijëve dhe grave në këta autobusë është duke u përkeqësuar. Kjo çmenduri duhet të ndalet tani”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...