08/10/2024

Rafuna: 67 për qind e bizneseve janë të shqetësuara për largimin e punëtoreve pas liberalizmit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se 67 për qind e bizneseve kanë shprehur shqetësimin e tyre për largimin e punëtorëve pas liberalizimit të vizave.

Rafuna përmes një konference për media ka thënë se pritjet e tyre për vitin 2024 janë se nuk do të ketë rritje të inflacionit dhe normave të interesit.

“Do të këtë ulje të inflacionit. Ky është një lajm i mirë edhe për bizneset që në vitin 2024 do të këtë rënie të normave të interesit”, ka thënë Rafuna.

Sipas tij, nga një analizë që kanë bërë me 500 kompani të ndryshme në vend, del që 53 për qind e të anketuarve kanë deklaruar që ka mungesë të porosive dhe mallrave.

“Në Odën Ekonomike është bërë një punë e mrekullueshme, dhe vet rritja e stafit e dëshmon punën tonë. Kemi bërë një analizë të 500 bizneseve të sektorëve të ndryshëm dhe kemi nxjerr se cilat janë sfidat dhe barrierat për vitin 2023. Del që gjatë vitit 2023 ka pasur një mungesë të porosive, kërkesës, këtu hyn edhe ndërtimtaria te shitja e banesave. 53 për qind e të anketuarve kanë deklaruar që ka mungesë të porosive dhe mallrave. 70 për qind kanë deklaruar që kanë mungesa të personelit të kualifikuar. Kapacitete teknike 32 për qind. Mungesa e mjeteve financiare është 66 për qind. Vështirësi në marrjen e kredive është 31 për qind. Problemi me mungesë të energjisë elektrike kanë deklaruar se kanë 28 për qind”, tha Rafuna.

Po ashtu ai tha se 67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtorëve pas 1 janarit me liberalizimin e vizave.

“27 për qind kanë deklaruar se është e shqetësuese, 4 për qind kanë deklaruar si pak shqetësuese dhe 2 për qind kanë deklaruar se aspak nuk janë të shqetësuar”, tha Rafuna. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...