17/06/2024

Rama: Neveri të cilësohet Ramush Haradinaj tradhtar i kombit, ai ka humbur vëllezërit në luftë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në seancën e posaçme për Kosovë në Kuvend i cilësoi të neveritshme sulmet ndaj Ramush Haradinajt në rrjetet sociale, pas publikimit të një video ku ai shihet në takim me përfaqësuesit e Listës serbe.
Rama u shpreh se vetëm në sajë të Haradinajt dhe komandantëve të tjerë të UÇK që kanë bërë luftën e vërtetë me Serbinë fashiste, ata që e etiketojnë sot tradhtar të kombit kanë këtë liri që po gëzojë duke shpifur në rrjetet sociale, e cila është siç tha edhe e tepërt.

“Unë Albin Kurtin e kam mik, më shumë se Haradinaj me të cilin në një segment të caktuar të këtij rrugëtimi jam gjendur në një konflikt personal, kur ai ishte kryeministër.

Ndërsa me Albinin nuk kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje e kam kënaqësi të bisedoj me të, por me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore, se si arrihet te qëllimi i përbashkët kombëtar.

Gjithashtu, fakti se me Ramushin kemi pasur krisje, nuk ka si më pengon të shpreh neverinë time më të madhe për një video propagandistike të porositur dhe të shpërndarë përmes tastierave të luftës civile dixhitale, ku Ramushi shfaqej duke trokitur gotat në një koktej me përfaqësuesit e Listës serbe.

E dini si është puna, Ramush Haradinaj si çdo komandant tjetër që ka parë gjakun e vërtetë në fytyrën e shokëve të vrarë nga plumbat e Serbisë fashiste, dhe si çdo luftëtarë që ka fituar luftën me armë të vërteta, nuk ka si ta ketë problem të trokasë gotat me deputetë serbë të Kosovës në prani edhe të mediave, se mund të ishte në ambient privat dhe prapë të sulmohej me këto mjete mizerabël kineze duke u futur në rreth si tradhtar i kombit.

Turpi i mbuloftë ata që sot e harrojnë se pa qindra mijëra Ramushët e UÇK s’do gëzonin lirinë e shprehjes deri në abuzim që kanë sot”, tha Rama.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...