19/05/2024

Rama takohet me Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit, Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Mary Ann Hennessey.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se e uroi Hennessey-in për marrjen e detyrës dhe e ka falënderuar për mbështetjen që ia  ofron kryeqytetit dhe gjithë vendit.

Rama ka njoftuar gjithashtu, se ata biseduan për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve.

“Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës është shumë e rëndësishme pasi Republika e Kosovës është në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës” ka shkruar ai.

“Prishtina po bëhet gati për festën e anëtarësimit”, ka përfunduar Rama.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...