23/12/2024

Raportohet se Sali Berishës i bllokohet pasaporta, i caktohet masa “detyrim paraqitje”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim.

Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për Fatmir Bektashin. ndërsa ra në pranga Jamarbër Malltezi.

Mbi Jamarbër Malltezin, thanë burimet e Anila Hoxhës rëndojnë akuza e korrupsionit, neni 260 bashkë me Berishën dhe neni 287 korrupsion në bashkëpunim me Fatmir Bektashin.

Ndërsa Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv neni 245 dhe neni 287 në bashkëpunim me Malltezin.

Brenda pesë ditëve siç thotë ligji do të bëhet verifikimi i masave të kërkuara nga SPAK e të vendosura nga gjykata. Ndërsa Maltezit i verifikohet brenda 72 orëve nga ekzekutimi, pasi ai është nën masën “arrest me burg”.

Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Kujtojmë se ish-kompleksi “Partizani” është një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla. /TCH

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...