17/07/2024

Rasti i Pejës, Halil Kastrati i ofron strehim të moshuares tek Shtëpia ‘Jetimat e Ballkanit’

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas rastit të dhunës ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, ka reaguar edhe humanisti Halil Kastrati.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur gatishmërinë që të moshuarës t’i bëhet vend në shtëpinë të cilën e ka ndërtuar Kastrati me ndihmën e donatorëve.

“Nuk pata forcë me pa videon deri në fund por me dhimbje në shpirt po i përcjelli lajmet për rastin e të moshuarës, nënës se dëshmorit në Pejë dhe realisht kam ngelë pa koment”.

“Çdo shërbim ndaj njerëzve me nevoja të ndryshme duhet të jetë mision sepse vetëm atëherë u shërben atyre me shpirtë e trup”.

“Pa dashur që te zgjatem me shumë, t’ju japim hapësirë organeve të drejtësisë me thënë fjalën e fundit ndërsa të moshuarës, nënës tonë me gjithë zemër i kishim bërë vend në shtëpinë tonë”, ka shkruar Kastrasti.

Ndryushe, pas qarkullimi të një video-incizimi, ku shihet derisa keqtrajtohet mizorisht një grua e moshuar në nj qendër për të moshuar në Pejë, policia dhe prokuroria e kanë filluar punën menjëherë për t’u marrë me rastin.

Fillimisht, u arrestuar vajza e cila shihej duke përdorur dhunë fizike ndaj gruas, si dhe si dhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve në Pejë si e dyshuar për mosraportim të rastit.

Pos këtyre dy personave, është ndaluar edhe personi i tretë për incizim të paautorizuar.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...