05/11/2024

Rasti i vajzës në Pejë, imami Maliqi: Nxënësja sot kthehet në shkollë, rasti i parë që do të lejohet të mbajë mbulesën

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Nxënësja me inicialet A.D e cila ishte pezulluar nga mësimi, sot pritet të kthehet në gjimnazin “Bedri Pejani”, për të vijuar sërish mësimin e rregullt.

Imami Labinot Maliqi ka njoftuar për kthimin e saj, derisa thotë se kjo do të jetë nxënësja e parë në historinë e këtij gjimnazi, që lejohet të mbajë mbulesën.

“Pas njoftimit të prindit të nxënëses A.D., duke më dhanë lajmin e shumëpritur, konfirmimi përkatës më erdhi gjithashtu edhe nga drejtoria e gjimnazit ‘Bedri Pejani’ në Pejë se nxënësja e larguar nga shkolla për shkak të mbulesës më 2 Shtator, do të kthehet sot në bankën e saj për të vijuar mësimin e rregullt. Kjo nxënëse do të jetë e para në historinë e këtij gjimnazi (nga pas lufta) që lejohet të mbajë mbulesën. Le të jetë ky rasti i fundit i largimit të vajzave tona nga shkolla për shkak të mbulesës”, thotë ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...