24/04/2026

Rasti skandaloz në Spitalin e Pejës me foshnjën e vdekur – shtatë të suspenduar, kërkohet edhe dorëheqja e Kurtit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Një foshnje e cila kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.
Lidhur me këtë rast Spitali i Pejës ka njoftuar mbrëmë se janë suspenduar shtatë punonjës.

“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Telegrafi nga burime mëson se në mesin e shtatë të suspenduarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy lajtore.

Në njoftimin e spitalit është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e datës 13.12.2022.
“Në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë në mbrëmjen e datës 13.12.2022 tek një shtatzënë e shtrirë në Spitalin tonë është bërë diagnostikimi i frytit të vdekur nga ana e mjekut kujdestar, dhe si rrjedhojë ka ndodhur një intervenim kirurgjik dhe fetusi nxirret me prerje cezariane i vdekur në javën e 32 të gestacionit”, thuhet në njoftim.

Deklaratat e Prokurorisë dhe Policisë për rastin

Rasti i cili tronditi opinion të mekurën mbrëma është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës.

Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua nga portali “Indeksonline”, ku thuhej se pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, ka bërë që në rrobalarësen e çarçafëve të futet një foshnje e vdekur. E njëjta u nxor copa-copa nga rrobalarësja.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...