19/04/2024

Reagon Pacolli

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ish-Kryetari i vendit dhe njëherit, Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, në një postim në Facebook ka shkruar se po sheh “disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që përdorin tragjedi si kjo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të pervetësuar ndonjë pëlqim në platformat mediatike”.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që të ekspozohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme, pa fakte dhe të pasakta të disa “debutuesve” apo “analistëve” që sipas tij njollosin imazhin dhe reputacionin e tjerëve.

“Kjo do të ndihmojë në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun dhe seriozitetin e vetë medias.”

Ai bëri të ditur se është duke ndjekur një rrugë të planifikuar 6 muaj më parë, çka e penguar të marrë pjesë në varrim.

“Për ta sqaruar publikun, jam duke ndjekur një rrugë të gjatë dhe të planifikuar 6 muaj më parë, e cila më ka penguar të marr pjesë në varrim (për çka janë kujdesur vëllezërit, dhe bashkëpunëtorët e mi).”

Më 29 nëntor, Liridona Ademaj u vra, derisa i dyshuar është burri i saj, Naim Murseli, nën dyshimin se ai e ka organizuar aktin. Murseli ka qenë këshilltar i jashtëm i Pacollit, derisa ishte ministër i Punëve të Jashtme.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...