Me afrimin e afatit kalimtar të verës, në mediat botërore kanë nisur sërish historitë për kalimin e Kylian Mbappe në Real Madrid.
Ylli i PSG thuhet se nuk është shumë i kënaqur me gjendjen e klubit të tij, i cili gjithnjë e më shumë po sillet si ‘telenovelë’ dhe jo si një klub futbolli.
Tifozët po protestojnë duke kërkuar largimin e yjeve kryesorë dhe PSG nuk arrin dot të bëjë depërtimin përfundimtar në Ligën e Kampionëve. Mediat franceze shkruajnë se tensionet mes Mbappes dhe kryesisë së PSG-së po shtohen edhe pse klubi e ka bërë të qartë se lojtari i tyre më i mirë nuk është në shitje.
Reali nuk ka nevojë për Mbappe
Megjithatë, u shfaq sërish historia se francezi mund të kalojë te Real Madridi, i cili po përgatitet dalëngadalë për largimin e Karim Benzemas, por Marca i ka mohuar me forcë pretendimet e tilla, duke thënë se nuk ka asnjë shans që Mbappe të shkojë në “Santiago Bernabeu”.
Nga askund, ajo histori u shfaq përsëri, por situata është plotësisht e qartë. Reali nuk do të sjellë Mbappen, nuk ka nevojë për të, dhe shefat e klubit nuk duan t’i paguajnë PSG-së asnjë cent. Nuk ka asnjë opsion në të cilin Mbappe do të vinte në Real Madrid këtë verë, shkruan Marca.
Mediumi i njohur po ashtu shkruan se në Madrid, ata tashmë kanë megayllin e tyre. Ai quhet Vinicius Junior dhe drejtorët e klubit besojnë se braziliani është më i mirë se Mbappe dhe duan të ndërtojnë gjithçka rreth tij.
Në Real, ata besuan te Vinicius edhe kur ai ishte objektivi i kritikave, dhe tani ata e kanë atë besim të kthehet shumë herë.