12/12/2024

Richard Mille sjell orë të reja, raportohet se kushtojnë 194 mijë euro

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Richard Mille sapo ka nxjerrë tre variante të reja RM 07-01 me ngjyra qeramike dhe të gjalla.

Me këtë koleksion, marka dëshiron të ruajë atmosferën verore edhe pse zyrtarisht kemi hyrë në vjeshtë.

Koleksioni merr frymëzim nga lëvizja italiane e artit dhe arkitekturës Memphis Design të viteve 1980.

Orët vijnë në ngjyrat: Blush Pink, Lavender Pink dhe Powder Blue. Ka mekanizëm të automatizuar të orës, minutave dhe gjeometri të rregullueshme të rotorit.

Qeramika është bërë nga TZP (ose polikristal zirkoniumi tetragonal), i cili është një qeramikë biokompatibile.

Vetitë përfshijnë rezistencën ndaj korrozionit, ngurtësinë e rritur që siguron rezistencë ndaj gërvishtjeve dhe qëndrueshmëri më të mirë se safiri.

Titani i mikroblastuar i shkallës 5 me trajtim elektroplazmatik i jep, sipas markës, ngurtësi të madhe pllakës bazë, si dhe rrafshimin e saktë të sipërfaqes që është thelbësore për funksionimin e përsosur të ingranazheve.

Çmimet e orëve nuk janë publikuar ende në faqen zyrtare. Por, sipas portalit Hodinkee, çmimi është marramendës prej 205 mijë dollarëve (194,422 euro) dhe është një koleksion i kufizuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...