08/10/2024

Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, Rama: Do të përfundojë në fillim të vjeshtës

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka njoftuar përmes një mesazhi në rrjete sociale se kur pritet të përfundojë rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

Kreu i qeverisë njofton se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe xhamia pritet të jetë e hapur për besimtarët dhe vizitorët në fillim të vjeshtës
“Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtarët dhe vizitorët.

Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botë”, shkruan Rama në facebook.
Xhamia e Plumbit ose Xhamia e Mehmet pashë Bushatit (është një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë në Shkodër. E ndërtuar vitet 1773-1774, ajo është ndërtesa më e madhe osmane në të gjithë vendin.

Të dhënat e kronikës së Jusuf Tabakut dëshmojnë se xhamia u ndërtua me gurë të sjellur me sistem zinxhir, dorë më dorë, prej Gurit të Zi, dhe me tepricat u ndërtuan këmbët e urës së Kirit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...