07/07/2025

Rikthehet në operim blloku A5 i termocentralit Kosova A

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Është rikthyer në operim njësia A5 e termocentralit Kosova A.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila thotë se këtë “dhuratë” ia bënë asaj për ditëlindje punëtorët e KEK-ut.

“Punonjësit e Kosovës A më dhanë dhuratën më të mirë për ditëlindje: rikthimi i njësisë A5 në operim. Së bashku me menaxhmentin dhe punonjësit festova ditëlindjen dhe rikthimin e njësisë në termocentralin Kosova A”.

Rizvanolli thotë tutje se në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës u ka shprehur mirënjohjen e pafund për punën me përkushtim për rikthimin e bllokut A5.

Ajo ka njoftuar se tashmë në prodhim janë tri tri njësi njëkohësisht përkundër sfidave.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte vizituar KEK-un edhe me 25 prill për t’u njoftuar me gjendjen aktuale, sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon Korporata./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...