08/07/2025

Ronaldo i thuhet ta rishkruajë historinë e ligës arabe

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Tifozët e kanë mbështetur Cristiano Ronaldon teksa legjenda portugeze shënoi hat-trickun e tij të dytë në pesë ndeshje për Al-Nassr.

Ylli 38-vjeçar ka shijuar një fillim të suksesshëm të jetës në Arabinë Saudite që kur iu bashkua klubit me një kontratë me vlerë 200 milionë euro në vit.

Ndikimi i Ronaldos vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Damac, me ish-yllin e Manchester United që shënoi tre gola në pjesën e parë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë regjistroi hat-trickun e 62-të në karrierën e tij të shkëlqyer.

Ai tani ka shënuar tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje në Saudi Pro League, duke bërë që fansat në mediat sociale të sugjerojnë se ylli mund të vendosë rekorde të reja në ligë.

“Cristian Ronaldo ka shënuar hat-trickun e tij të dytë për Al-Nassr pas vetëm pesë ndeshjesh. Jashtëtokësor”, ka shkruar një fans.

“Ronaldo (do të) rishkruajë historinë e ligës saudite”, pohoi një tjetër, me të tretin që tha: “Cristiano Ronaldo sapo shënoi një hat-trick në pjesën e parë. GOAT”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...