Pas thirrjes së ezanit, besimtarët ndërprenë agjërimin e tyre, ndërsa më pas bënë namazin.
Duke folur para iftarit, ambasadori i Turqisë në Britani, Osman Koray Ertaş, iu referua rëndësisë së Ramazanit në forcimin e lidhjeve mes njerëzve.
Ai gjithashtu vuri në dukje solidaritetin me komunitetin turk pas tërmeteve shkatërruese që tronditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Ertaş falënderoi britanikët për donacionet dhe fushatën e mbledhjes së fondeve për viktimat e tërmeteve.
Jonathan Wilson, një profesor në Universitetin Regent në Londër, vlerësoi iftaret e hapura dhe tha se mbledhjet e tilla janë një mundësi e mirë për të takuar njerëz dhe për të shkëmbyer përvoja./AA






