23/12/2024

Rritet në 94 numri i të vdekurve nga fundosja e varkës me emigrantë nga Libani në brigjet e Sirisë

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bejrut
Numri i të vdekurve nga fundosja e varkës me emigrantë në brigjet e Sirisë është rritur në 94, thanë sot autoritetet libaneze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, sekretari i përgjithshëm i Komisionit të Lartë të Ndihmës, Mohammad Khair, tha se katër trupa të tjerë janë gjetur, duke e çuar numrin në 94.

Ai tha se pesë libanezë dhe tetë palestinezë, të cilët ishin në varkë, janë ende duke u trajtuar në spitalin al-Basil në qytetin Tartus të Sirisë dhe do të kthehen së shpejti në Liban.

Të enjten, autoritetet e regjimit sirian thanë se një varkë që u nis nga Libani u fundos në brigjet e Tartusit.

Varka mbante rreth 170 emigrantë libanezë, palestinezë dhe sirianë, ku vetëm 94 trupa janë gjetur deri më tani, krahas rreth 20 të shpëtuarve, ndërsa të tjerët janë ende të zhdukur.

Përpjekjet e libanezëve dhe sirianëve për të emigruar nga Libani në vendet evropiane përmes mjeteve të paligjshme janë rritur për shkak të përkeqësimit të paprecedentë të kushteve ekonomike dhe sociale dhe varfërisë në rritje.

Libani është përballur me një krizë të rëndë ekonomike që nga fundi i vitit 2019, duke përfshirë zhvlerësimin masiv të monedhës dhe mungesat e karburanteve dhe mjekësore.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...