29/05/2024

Rritet në afro 2.500 numri i të vdekurve nga tërmeti në Marok

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Të paktën 2.500 persona kanë humbur jetën dhe po aq janë lënduar nga tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun, njoftoi Ministria e Brendshme.

Në mesin e të lënduarve, 1.404 janë në gjendje kritike.

Vdekjet nga tërmeti me 7 ballë u regjistruan në disa rajone, duke përfshirë El-Houz, Taroudant, Chichaoua, Tiznit, Marrakech, Azilal, Agadir, Casablanca dhe Youssoufia, tha ministria në një deklaratë.

Mbreti Mohammed VI i Marokut, pas tërmetit që goditi vendin, shpalli tri ditë zie kombëtare gjatë së cilës flamujt në ndërtesat publike do të jenë në gjysmështizë.

Përveç kësaj, mbreti ngarkoi qeverinë të formonte një komitet ministror për programin e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara nga tërmeti.

Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend të Afrikës Veriore në njëqind vitet e fundit, njoftoi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut.

Tërmeti është ndier edhe në Algjerinë dhe Mauritaninë fqinje.

Autoritetet marokene kanë nisur një aksion ndihme për zonat e prekura nga tërmeti.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...