16/06/2024

Rritet numri i jahteve, Rama: Shqipëria, në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Numri i mjeteve lundruese luksoze që ankorohen në portet shqiptare është rritur ndjeshëm ashtu sikurse edhe koha e qëndrimit të tyre.
Ndërsa ndau foto të disa prej jahteve të ankoruara në ujërat shqiptare, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “Shqipëria më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse”.

“Jahtet që ndalojnë gjithnjë e më shumë në brigjet tona, për të zbuluar bukuritë e një Shqipërie që më në fund ka hyrë në hartën e madhe të destinacioneve më tërheqëse”, tha ai.

Shqipëria po kthehet në një destinacion edhe për turizmin elitar. Ndërsa numri i mjeteve lundruese luksoze që vijnë në Shqipëri po rritet, autoritetet portuale bëjnë të ditur se është rritur edhe kohëzgjatja e qëndrimit të tyre në brigjet tona.
Shqipëria ka shënuar një fluks të lartë vizitorësh të huaj gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, me një rritje prej 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...