Profesori universitar dhe ish-ministër i Arsimit Sulejman Rushiti tha se statistikat e ikjes të banorëve të Maqedonisë së Veriut janë alarmante. Ai thotë se me këtë ritëm të ikjes RMV-ja është barazuar me vendet që janë në kriza lufte.
“Fatkeqësisht Maqedonia arriti që me statistika të barazohet me ikjen e banorëve njësoj siç ku janë vendet e luftës, pra me Sirinë. Dhe kjo është alarmante dhe është një këmbanë e fuqishme alarmi që të gjithë dinjitarët, pra të gjithë personat publik, të gjithë personat që kanë përgjegjësi publike të merren me këto çështje”, tha Rushiti në “ClickPlus”.
Rushiti tha se duhet të jepet ndonjë ofertë konkret për ta zgjidhur këtë si problematik./Telegrafi/