Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Perëndimi dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me gjithë viktimat dhe shkatërrimet, vendet perëndimore deklaruan hapur se duan të zgjasin luftën për të na varfëruar dhe dobësuar ne”, tha Lavrov gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën.
“Moska nuk do të lejojë që Ukraina të vazhdojë të përdoret si një trampolinë antiruse për të krijuar dhe zbatuar kërcënime kundër sigurisë kombëtare ruse”, shtoi ai.
Ai akuzoi gjithashtu forcat ukrainase për bombardimin e Uzinës Bërthamore në Zaporizhzhia, duke theksuar se kjo krijon një rrezik për një katastrofë bërthamore.
Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, duke thirrur deri në 300.000 rezervistë për dislokim të mundshëm në Ukrainë dhe nënvizoi se Moska do të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur vendin.
Republikat e vetëshpallura të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk, së bashku me pjesë të Zaporizhzhia-s dhe Kherson-it të kontrolluara nga Rusia, do të mbajnë referendume për bashkim me Rusinë nga 23 deri më 27 shtator.