25/06/2024

Sa para fitoi Man City nga fitimi i tripletës – shuma është e çmendur

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Manchester City u shpall dje kampion i Evropës për herë të parë në histori, pasi mundën Interin me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Rodri në minutën e 68-të.

Manchester City përfundoi një sezon të suksesshëm pasi më parë kishin fituar edhe Ligën Premier dhe FA Cup.

Tre titujt e fituar futën në arkën e klubit rreth 330 milionë euro. Mediat angleze shkruajnë se me titullin e pestë në gjashtë sezonet e fundit të Ligës Premier, klubi ka marrë rreth 190 milionë euro.

Man City tani do të shkojë në Kupën e Botës për Klube si fitues i Ligës së Kampionëve. Çmimi për ta fituar është rreth 58 milionë euro.

Në fund të ardhurat do të jenë rreth 400 milionë euro sepse Man City pritet të fitojë Kupën e Botës për klube.

Klubi mori 4.5 milionë euro shtesë për fitimin e FA Cup. Fitimi i Ligës së Kampionëve solli rreth 135 milionë euro, por edhe një mundësi për të rritur buxhetin.

Shuma e fituar është e barabartë me buxhetin total të Juventusit apo Atletico Madridit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...