23/04/2026

Sa shpesh mund të bëhet hixhamja?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

 

Duke u bazuar në anën fetare dhe mjekësore, japim këto dy sqarime:
Sa i përket anës fetare, nuk ka argumente të qarta të cilat sqarojnë se sa shpesh mund të aplikohet hixhamja. Argumentet fetare të cilat kanë ardhur janë ato të cilat sqarojnë se i Dërguari i Zotit, paqja qoftë për të, e ka praktikuar hixhamen dhe ka porositur për aplikimin e saj duhet thënë: “Ky hixham është ilaq për çdo sëmundje”, pra mund te përdoret hixhamja si metodë e shërimit për shumë sëmundje, por nuk specifikohen sëmundjet dhe koha se sa shpesh duhet të aplikohet.

Ndërsa sa i përket anës mjekësore, aplikimin e hixhames mund ta ndajmë në dy kategori te njerëzve: Ata të cilët e aplikojnë hixhamen pa pasur ndonjë problem të caktuar shëndetësor, por thjesht për ta pastruar trupin dhe këta persona e aplikojnë hixhamen dy herë në vit, por edhe nëse e aplikojnë 3-4 herë në vit, nuk ka ndonjë problem, ndërsa personat të cilët kanë sëmundje kronike, femrat në menopauzë, ata që tymosin duhanin, konsumojnë alkoolin, ata që konsumojnë vazhdimisht ushqime jo të shëndetshme etj. rekomandohet aplikimi më i shpeshtë i hixhames, qoftë çdo 2-3 muaj.Por, a mundet pacienti ta aplikojë hixhamen pas 2-3 javësh?
Po mundet në raste specifike!

Përgatiti:
MSc Qendresë Paçarizi
Inf Sami Dobra

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...