23/12/2024

Sanduloviq i drejtohet Lajçakut: Ke heshtur për tentim vrasjen ndaj meje nga Vuçiqi yt i dashur

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, ka komentuar një takim të përfaqësuesve opozitarë serbë, të realizuar me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sanduloviq ka thënë se ajo nuk është opozita e vërtetë serbe.

“Opozita e vërtetë serbe, që është kundërshtare e vërtetë e Aleksandar Vuçiqit tuaj të dashur, e cila do, mundet dhe di që ta zgjidhë çështjen e Kosovës dhe Serbisë, e cila me të vërtetë dëshiron ta sjellë Serbinë në BE dhe NATO, e cila do dhe mundet ta heqë qafe ndikimin rus dhe kinez në Serbi, është vetëm Partia Republikane me mua në krye”, ka shkruar Sanduloviq.

Ai ia ka përmendur Lajçakut edhe mosreagimin e tij për arrestimin dhe rrahjen që i bëri shërbimi sekret serb – BIA.

“Ju, Miroslav Lajçak heshtët rreth tentim vrasjes ndaj meje nga Vuçiqi juaj i dashur, sikurse edhe opozita e rreme”.

Sanduloviq ka thënë se Lajçak nuk mund të përfaqësojë askënd, ngase sipas tij, politika e tij në zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, ka pësuar një fiasko politike.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...