Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ndodhet për një vizitë në Kosovë, ndërsa pritet të takohet me liderët e shtetit.
Ndonëse nuk ka ende agjendë të takimeve, Sarrazin në ora 18:00 pritet të mbajë një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.
I dërguari i Gjermanisë është parë në mesditë në sheshin “Skëndërbeu”, gjersa është takuar rastësisht me ish-presidenten Atifete Jahjaga.
Fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova ju sjell fotografi nga takimi i Sarrazinit me Jahjagën.