17/02/2026

Sarrazin: Propozimi evropian nuk do të zgjidhë të gjitha problemet mes Kosovës dhe Serbisë, por do të hapte një shteg pozitiv

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Eksperti i Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin (Të Gjelbrit) është i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor. Për DW ai flet për shanset e integrimit evropian të rajonit dhe rreziqet aktuale.

Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Tema e bisedimeve është plani i iniciuar nga Gjermania dhe Franca për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. BE dhe SHBA i kanë dhënë Kosovës dhe Serbisë një afat deri në mars 2023 që të bien dakord për këtë plan.

Propozimi parasheh që të dy vendet fqinje nuk do e njohin njëra-tjetrën formalisht, por do të pranojnë ekzistencën e e dyanshme dhe kështu të startojnë një proces të normalizimit, pak a shumë si ai mes Gjermanisë Federale dhe RDGJ-së mbi bazën e marrëveshjes së vitit 1972. Serbia dihet që e refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.

Sinjal i fortë për Kosovën dhe Serbinë

Eksperti i Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin, i ngarkuar i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor sheh në planin e paraqitur një shans për të dyja vendet.

“Propozimi evropian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE. Pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të dyja vendet në drejtim të BE”, shprehet Sarrazin

Tani është mundësia që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura.

“Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare”, thekson ai.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...