13/06/2024

Sauditët mbulojnë me para Immobilen, sulmuesi italian merr vendin brenda ditësh për të ardhmen

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një tjetër yll i madh dhe një nga sulmuesit më të mirë sot, Ciro Immobile mund të shkojë së shpejti në Arabinë Saudite.

Siç raporton gazetari italian Nicolo Schira, kapiteni i Lazios, Immobile, ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë 60 milionë euro.

Klubi që ende nuk iu është bërë i ditur emri, i ofroi Immobiles një bashkëpunim trevjeçar, sipas të cilit ai do të fitonte 20 milionë euro në vit.

33-vjeçari po i afrohet më shumë vendimit për t’u larguar nga Lazio, duke ndjekur hapat e Sergej Milinkovic Savic, i cili pranoi ofertën e sauditëve pak ditë më parë.

Immobile ka shënuar 196 gola në 297 paraqitje për Lazion dhe duhet të marrë vendimin e tij përfundimtar këtë javë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...