07/07/2025

S’do të shkoj pa e gjetur një hoxhë me fakultet! Kishte thënë Mulla Ramush Shatri!

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Hoxha Mulla Ramush Shatri, 3 vite para rënies shehid tha: S’do të shkoj pa e gjetur një hoxhë me fakultet! 

Kronika e Istogut/Prill-Maj 1996.

Në vigjilje të festes fetare të Kurban Bajramit për lexuesit e “Kronikës” zhvilluam një bisedë me imamin e xhamisë së Tomocit mulla Ramush Shatri. Qellim i vizitës sonë nuk ishte thjeshtë një rutinë e intervistimit të zakonshëm, por kishte një bazë më të thellë, respektivisht, tendenca jonë ishte që me mulla Ramushin të bisedojmë me shkas për disa gjëra qe lidhen më jetën e tij si imam shumëvjeçar dhe për mendimin e tij qe kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme të predikimit fetar por edhe më gjerë me problematikën shoqërore përgjithësisht nga këndvështrimi i njeriut që gjatë përvojës së tij jetësore 86 vjeçare  përjetoj edhe shumë çka.

U lind në Tomoc në vitin 1910. Pas përfundimit të shkollimit të ulët fetar (mejtepit) u regjistrua në “Medresen e Madhe” në Gjakovë të cilën e përfundoj në vitin 1938, ku njohurit më të gjera për gjuhën orientale (arabe dhe turke) si dhe njohurit e para të predikimit fetar i mori nga pedagogët e njohur të kësaj Medreseje, Fehri ef (mësimdhënës i gjuhës arabe) dhe Abdulla Hadri ( mësimdhënës i gjuhës turke), gjithnjë duke qenë thellësisht i interesuar edhe për studimin e librave të ndryshëm shqipe të botuara deri në ketë kohë, të cilat siguroheshin dhe lexoheshin në fshehtësi të plotë nga pushteti i atëhershëm. Pas përfundimit të Medresesë për disa vite shërbeu si imam për muajin e Ramazanit në disa fshatra të komunës së Istogut, ndërsa në vitet 1956-64 ishte imam në xhamin e fshatit Trubuhofc. Prej vitit 1964 (pas mulla Mehmetit), e deri më sot është imam në xhamin e Tomocit. Gjatë kësaj përvoje të gjatë (41 vjeçare) si imam i xhamisë në periudha të ndryshme kohore, ka përjetuar përvoja të ndryshme  gjatë predikimit, kryerjes së shërbimeve fetare, por edhe në cilësinë e një udhëheqësi të respektuar shpirtëror të njerëzve të kësaj treve. Duke qenë se detyra e predikuesit fetar shpeshherë është gërshetuar edhe me detyrime tjera tradicionale të njohura nga njerëzit e këtij nënqielli, detyrim që mulla Ramushi në çdo kohë iu ka përgjigjur me devotshmëri. Në ketë drejtim edhe vështirësitë kanë qenë të mëdha, të shkaktuara nga dy faktor kryesor :

injoranca e theksuar (mungesa e shkollimit) e “xhematit” të tij.

Rezistenca (shpeshherë ekstreme) e pushtetit “të pa fe”-komunist.

Faktori i parë shkaktoj vështirësi në mënyrën dhe nivelin e komunikimit si ndaj detyrimeve fetare ashtu edhe ndaj atyre humane – njerëzore dhe kombëtare që përmbante misioni i predikimit të tij.

Ndërsa, faktori i dytë, qe në fakt ishte mjaft indikativ jo aq i shprehur në qellim të ndalimit të përhapjes së lirë të besimit të pushtetit të atëhershëm, që në esencë kishtë tendenca të një krijimi të një mentaliteti mediokërfjal ofenduese që nënvlerëson vlerat kombëtare e nganjëherë edhe ato thjeshtë humane, sidomos të popullit shqiptar që jetonte në Jugosllavi. Prandaj nuk janë të rastit reagimet e shpeshta të mulla Ramushit në raport me të tjerët kur shtohet problemi në ketë rrafsh. Ai thotë: “Nuk duroj memë prek në Atdhe dhe në Fe”.

-Në kontekst të kësaj, në një pyetje ngacmuese sepse gjatë predikimit të tij apo kontakteve (zyrtare-fetare) e ka potencuar vazhdimisht parullën “ruajeni vllaznim bashkimin”, u përgjigj se kjo është një porosi e mirë me vlera universale edhe pse në idenë e saj themelore politike ka dalë e dështuar. Por, edhe për shkas se i është dashur nga një herë të përdor edhe demagogji për t’iu ikur implikimeve të mundshme me pushtetin.

-I pyetur se cilën nga metodat e predikimit e ka zgjedhur në mes të asaj të përqafimit të fesë vetëm me bindje apo metodës radikale ( predikimit të dhunshëm ) me zgjuarsi, përgjigjet se e ka aplikuar metodën e “mesme” dhe sa i përket ndonjë reformimi të mundshëm në lëmine e fesë Islame në mënyrë qe ajo të përqafohet nga një numër më i madh, sidomos i të rinjve ai kryesisht mbështetët në rolin që e kanë predikuesit (hoxhallarët) të cilët duhet të jenë në radhë të parë të përgatitur në shkallë të këtij konfesioni fetar, përmes burimeve të ndryshme. Ndërsa, i pyetur për “ Fanatizmin Fetar”, ai deklaron se çdo lloj fanatizmi është i dëmshëm edhe pse është i bindur se në fenë Islame nuk ka fanatizëm.

Mulla Ramushi me mendjemprehtësinë e tij dhe sidomos me zgjidhjen e lehtë dhe të menjëhershme të përgjigjeve dhe në pyetjet provokuese shquhet edhe jashtë misionit të tij kryesor, gjë të cilën përveç leximit  të vazhdueshëm dhe përvojës së tij shumëvjeçare të kontaktit me njerëzit nëpër odat shqiptare të Dukagjinit, ja mundëson pa dyshim edhe talenti i gojëtarit të aprovuar dhe natar (mendjemprehtë). Si i tillë, bashkëbiseduesi është i njohur edhe si ndërmjetësues në rastet e ndryshme të  ngatërresave por edhe gjaqeve, ku fjala e tij “ka peshuar rëndë” dhe shpeshherë ka qenë vendimtare në arritjen e pajtimeve.

Duke qenë se përveç obligimeve qe i ka si imam vazhdimisht gjen kohë edhe në moshë të shtyrë për të lexuar vazhdimisht, por edhe për të përcjellur (kryesisht nëpër mjete të informimit) informatat tjera për zhvillimin e ngjarjeve shoqërore.

-Na interesojë të dimë diçka për fondin e “bibliotekës“ së tij, dhe në të numëruam më se 100 tituj të edicioneve të ndryshme duke u nisur nga literatura fetare që i paraprinë Kurani në 3 gjuhë dhe botime tjera fetare pastaj literatura shkencorë ku spikatet në veçanti enciklopedia voluminoze e Sami Frashrit Diction aire unoversel d’histoire et de geographie (titulli në latinisht) në gjuhën turke botuar në 6 vëllime  në vitin 1891 në Konstadinopol (Stambolli i sotëm), të cilën për shkak të njohjes së shkëlqyeshme të gjuhës turke e ka studiuar pothuajse në tërësi (me kërkesën tonë, na i lexoj dhe përktheu disa paragrafë të kësaj enciklopedije’).

Duke qenë se biseda u zhvillua para Kurban Bajramit, mulla Ramushi të gjithë besimtarëve mysliman ua uroj festen e tyre me dëshirë qe kjo festë të jetë simbol i afrimit në mes njerëzve, festë e humanizimit të shpirtit të njeriut dhe afrimit të tij me besimin tek Zoti “PAQJA DHE RAHMETI I ZOTIT QOFTË MBI JU” Ndërsa për nismën e botimit të “Kronikës” në Istog, u shpreh së pari në listën e tij : “ Pula kur nuk ka grurë hanë edhe zall” duke e plotësuar se çfarëdo nisme e mirë dhe punë sado e vogël të duket ajo në plan të parë është në funksion të përparimit andaj e aprovon duke uruar që “Kronika” të jetë bazë jo vetëm e një Kronike të thjeshtë shoqërore të kohës por edhe tribunë e ideve dhe nismave përparimtare përgjithësisht.

-Për fund e rezervuam përgjigjën  në pyetjen se kur mendon të tërhiqet (pensionohet) nga detyra e imamit të xhamisë, ku përgjigjet një herë duke dhënë porosi: “ do të tërhiqem  kur ky xhemat e gjen një hoxhë tjetër, por jo çfarëdo hoxhe. Duhet të gjej një hoxhë me fakultet.

  • Vërejtje: Në marsin e vitit 1999  Mulla Ramush Shatri ra shehid.

 

 

 

 

_______________________________________

Referenca:

Kronika e Istogut/Prill-Maj 1996  faqe 5.

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...