12/11/2024

Serbia arreston dy kosovarë në kufi me Hungarinë, dyshohen për kontrabandë me migrantë e armë

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Një numër i madh i oficerëve serbë janë dërguar të shtunën në një zonë kufitare me Hungarinë, pas arrestimit të disa personave nën dyshimin për të shtëna mes emigrantëve, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.

Ministri i Brendshëm atje, Bratislav Gashiq, i cili vizitoi atë pjezë, u zotua se “nuk do të lëvizin nga aty derisa të largohen personat përgjegjës për aktet apo incidentet kriminale”.

“Veprimet e policisë kanë për qëllim frenimin e migrimit të parregullt dhe rritjen e nivelit të sigurisë në këtë pjesë të vendit, ku përplasjet mes emigrantëve janë të shpeshta, jo rrallë me përdorimin e armëve të zjarrit”, ka thënë ministria në Serbi.

Siç raporton AP-ja, Policia ka thënë se të shtunën ka arrestuar dy persona nga Kosova, të cilët dyshohen për kontrabandë me emigrantë dhe furnizim me armë.

Të premten vonë, policia raportoi po ashtu se ka arrestuar katër shtetas afganë dhe dy turq të dyshuar për posedim të paligjshëm të armëve dhe eksplozivëve.

Nuk dihet menjëherë nëse ndonjë nga të arrestuarit do të akuzohet për të shtënat që ndodhën më herët të premten.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...