Serbia ka vendosur sërish barriera ndaj prodhimeve kosovare që eksportohen në Serbi.
Konkretisht, vaji i Kosovës që eksportohet në Serbi po bllokohet në depot doganore me javë të tëra, derisa po i bëhet analiza e produktit, e kjo po ju kushton prodhuesve kosovarë 100 euro për çdo analizë, raporton RTK-ja.






