07/07/2025

Sevilla futet në garë për transferimin e Myrto Uzunit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Myrto Uzuni është një nga sulmuesit më në formë në futbollin spanjoll, pasi është duke shkëlqyer me fanellën e Granadas.

Sulmuesi shqiptar është golashënuesi kryesor në La Liga 2 ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

27-vjeçari po kërkohet nga shumë skuadra, derisa së fundmi në garë është futur edhe Sevilla.
Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Sevilla e ka përcjellë në disa ndeshje Uzunin dhe janë gati që ta transferojnë atë në afatin kalimtar veror.

Megjithatë, për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet vetë në elitë.
Kjo pasi në klauzolën e kontratës së tij është vendosur që shifra e largimit shkon në 25 milionë euro nëse e lë ekipin në La Liga./teelgrafi

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...