24/04/2026

Shala: Në VV-së ka strukturë mafioze energjetike, këta janë Kurti, Krasniqi dhe Martin Berishaj

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka komentuar arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, duke thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje operon një strukturë mafioze energjetike.

Shala ka thënë se kjo strukturë mafioze përbëhet nga kryeministrit Albin Kurti, ish-kryeshefi ekekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci.

“Është një strukturë tipike mafioze energjetike që ka operu dhe operon brenda Lëvizjes Vetvendosje dhe nuk mund ta shmangin këtë. Kjo strukturë është kryeministri, është direkt ish kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, është Martin Berishaj dhe një përgjegjësi të madhe e ka edhe ministria e Zhvillimit Ekonomik, sepse shtatë herë ta shpall gjendjen emergjente, ta sjellin ligjin në parlament pa asnjë rezultat të vetëm, i vetmi rezultat ka qenë mbulimi dhe orvatja për zhdukje të konkurrencës në 72 milionë euro tendera një burimor, që janë nënshkruar gjatë kësaj faze”, tha Shala.

“Shikoni ku shkon imagjinata e tyre që shteti të shkoj në gjendje emergjente vetëm dhe vetëm të mbuloj tenderat e KEK-ut dhe në fund tash sjellin e plotësim ndryshimin e ligjit që këtë punë me e bë hala më gjatë derisa tash u shpërfaq ky skandal”, tha ai në EURO n’7./sinjali

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...