29/05/2024

SHBA, në Vashington, policia shpërndan protestën pro-palestineze

të fundit...

- Advertisement -spot_img

“Oficerët po bëjnë arrestime. Të gjithë anëtarët (e Kongresit) janë evakuuar nga zona”, thotë policia

Policia e Capitolit në SHBA mbrëmë shpërndau një numër protestuesish që ishin mbledhur para Komitetit Kombëtar Demokratik në Washington, DC, që bënin thirrje për armëpushim në Gaza, raporton AA në gjuhën shqipe.

Policia tha se oficerët ishin përleshur me rreth 150 persona për të cilët thanë se po “protestonin në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme” në zonën e Capitol Hill.

“Oficerët po bëjnë arrestime. Të gjithë anëtarët (e Kongresit) janë evakuuar nga zona. Ju lutemi qëndroni larg zonës”, tha Policia e Capitolit në X.

Pamjet në mediat sociale tregojnë oficerët e policisë duke ndërhyrë kundër protestuesve, të cilët ishin afruar në derën e selisë së komitetit duke brohoritur “armëpushim tani” dhe “Lëreni Gazën të jetojë”.

Protestuesit, të cilët kishin veshur këmisha të zeza me mbishkrimin “Armëpushim Tani”, morën qirinj në protestë për të paraqitur 11 mijë palestinezët e vrarë në Gaza, por demonstruesit thonë se oficerët e policisë i shkelën ato.

Më vonë, të gjitha ndërtesat e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së u mbyllën për hyrje-dalje për shkak të “aktivitetit të rëndësishëm demonstrues”, sipas një alarmi të publikuar nga senatori Marco Rubio.

Në protestë morën pjesë anëtarët e grupeve si “Nëse jo Tani” (If Not Now) dhe “Zëri Hebre për Paqe” (Jewish Voice for Peace).

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

Zyra qeveritare për media në Gaza njoftoi të mërkurën se numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 11.500, përfshirë 4.710 fëmijë dhe 3.160 gra.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...