05/10/2024

Shkatërrohen 993 armë të llojeve të ndryshme si dhe pajisje të ndryshme ilegale

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës sot bëri shkatërrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve dhe pajisjeve të ndryshme të paligjshme.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës thuhet se kjo është një hap vendimtar drejt sigurisë më të madhe në Republikën e Kosovës, si dhe duke dërguar një mesazh tek të gjithë qytetarët, brenda dhe jashtë kufijve  se Kosova është e vendosur për të mbajtur sundimin e ligjit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike si dhe për të larguar armët ilegale.

Në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë numër relativisht të madh të municionit të kalibrave të ndryshëm si dhe mjeteve të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivet artizanalë, përderisa në këtë ceremoni me vendim të gjykatës, është lejuar shkatërrimi i (993 armë), prej tyre  372 armë të gjata dhe 621 shkurta, si dhe pajisje tjera.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive të ndryshme kriminale, përfshirë armët ilegale, njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të raportojnë dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që të dorëzohen dhe të largohen armët ilegale nga duart e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...