08/09/2024

Shkelzen Bislimi, kodi civil do të jetë mollë sherri për rënien e kësaj qeverie

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Zgjedhjet e brendshme të LV-së po përcillen me disa pakënaqësi dhe akuza ndaj qendrës. Dega e VV-së në Lipjan është përballur me disa dorëheqje, duke nisur nga Shkelzen Bislimi, që kishte dorëzuar kandidaturën për kryetar dege.

Anëtari i dorëhequr i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkëlzen Bislimi  ka folur rreth këtij vendimi duke treguar se cilat ishin mospërputhjet që kishte me Lëvizjen Vetvendosje.

‘Bindjet fetare të Kurtit nuk i di, por kjo organizatë ka probleme me islamin, premtimi ka qenë me ndryshu udhëzimin sepse vet Albin Kurti ka thënë se ‘mua nuk më intereson se çfarë ka mbi kokë por më intereson çfarë ka në kokë’, u shpreh Bislimi.

Ai shtoi se kodi civil do të jetë shkaku për rënien e kësaj qeverie

‘Mendoj që kodi civil do të jetë mollë sherri për rënien e kësaj qeverie, kam mospërputhje sa i përket mos respektimit të demokracisë brenda subjekit, si dhe fillimi i zbatimit të një lloj diktature, duke treguar nga lart se kush ku bënë e kush ku nuk bënë pa i pyetur aktivistët fare’, tha Bislimi 

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...