24/10/2024

Shoqëria jonë nuk pranon që nënat e saj të përdhosen

të fundit...

- Advertisement -spot_img
Shkruan: Andi Rexhepi
64% e stafit të shtëpive të moshuarve ose kujdesit për të moshuarit në nivel botëror pranojnë të kenë abuzuar në një forme ose tjetrën me të moshuarit, ose, thënë ndryshe, dy në tre anëtarë të stafit në këto institucione pranojnë që kanë abuzuar, bazuar në një studim të gjerë të European Journal of Public Health. Llojet e abuzimeve përfshijnë nga neglizhenca dhe pakujdesia, abuzimi financiar e deri te abuzimi seksual. Vetëm duke u bazuar në fjalët e vet stafit, i bie që secili i moshuar është i pambrojtur karshi stafit të shtëpive të të moshuarve dhe se gjasat që një i moshuar që banon në këto shtëpi të jetë abuzuar janë pothuajse të plota. Dhe nuk ka dyshim që realiteti i padeklaruar dhe i padëshmuar është shumë më i tmerrshëm. Potencialisht, çdo i moshuar që jeton në shtëpi të pleqve jeton keq, keqtrajtohet, neglizhohet, i nëpërkëmbet dinjiteti dhe i përbuzet vet jeta. Pra nuk është fjala për një fenomen të izoluar, e as ndonjë fenomen të ngushtë i cili ndodhë pak e rrallë, e as për një fenomen të gjerë e që ndodhë shpesh. Fjala është për një fenomen që prekë secilin, gjithkënd që banon në këto institucione.
Dy janë arsyet kryesore që të moshuarit vendosen në këto shtëpi. E para është mungesa e familjes. Ka të moshuar të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë familje dhe shteti është i obliguar që kësaj kategorie t’ia siguroj një vendbanim të ngrohtë dhe familjar, në mënyrë që vitet e fundit të jetës ti kaloj sa më mirë. Megjithatë, siç dëshmojnë edhe këto të dhëna por edhe rasti i djeshëm, këto institucione nëse nuk themelohen në baza të larta parasëgjithash etike siç është shtëpia e Jetimave të Ballkanit, rrezikojnë të përfundojnë në shtëpi abuzimi. E dyta është dërgimi në këto institucione nga vetë familja, që paraqet pikën më të ultë dhe krizën ekzistenciale të bërthamës dhe thelbit të shoqërisë, familjes. Pa një familje të shëndosh, me hierarki dhe role të qarta, me rend dhe respekt e për më tepër me dashuri dhe përkujdesje, asnjë fazë e jetës nuk mund të jetë e jetuar mirë, e jetuar dinjitetshëm. Familja e shëndoshë është garancia e vetme e një jete të mirë.
Reagimet e ashpra dhe prekja e thellë me rastin e poshtërimit që iu bë nënës së dëshmorit, tregojnë që shoqëria jonë nuk pranon që nënat e saj të përdhosen. Shoqëria jonë rastet e tilla nuk i merr me lehtësi dhe nuk i normalizon. Shoqëria jonë nuk pranon që të shkelet mbi rrudhat e ballit të nënave e gjysheve tona. Dhe mirë bën. Prapëseprapë, nuk duhet të harrojmë që përballë sulmit të gjithanshëm dhe të pakompromis ndaj familjes si bosht i shoqërisë, përpjekja për ruajtjen e saj duhet të jetë maksimale, e gjithanshme dhe e pandalur.
- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...