22/12/2024

Shpallet konkurs për Kryeshef ekzekutiv – “Prishtina Parking”

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” sot ka shpallur konkurs për pozitën “Kryeshef ekzekutiv”.

Sipas konkursit, Kryeshefi ekzekutiv zgjidhet nga bordi i drejtorëve për mandatin tre vjeçar.

“Konkursi është i hapur nga data 08.09.2022 deri më datën 07.10.2022”, thuhet në konkursin e publikuar në Facebook.

Ndryshe, ky konkurs vjen pasi Bordi i drejtorëve të NPL “Prishtina Parking”, në një mbledhje të jashtëzakonshme kishin konstatuar se veprimet e kryeshefit ekzekutiv Liridon Restelica, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri te mospërfillja e bordit të drejtorëve, kishin shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”. Dhe për këtë ishte shkarkuar kryeshefi nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...