25/06/2024

Shpejtim Bulliqi nuk lejon Iftarin në sheshin e Podujevës, është i “dëmshëm”

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Përfaqësuesit të Iniciativës Humanitare Vullnetare sot takuan kryetarin e Komunës së Podujevës z.Shpejtim Bulliqi.
Përfaqësuesit e Inciatives Humanitare Vullnetare bazuar në Ligjin Nr. 06\L-092 për shfrytëzimin dhe bartjen e pronës së paluajtshme nga Komuna, në pajtim me nenin 11 të këtij ligji, i cili thotë se: Personat fizikë dhe juridikë mund të shprehin interes për marrjen në shfrytëzim të pronës së Komunës dhe ky interes duhet t’i shprehet Kryetarit të Komunes.
Përfaqësuesit e organizatës sonë shkuan për të marrë lejen për të mbajtur një iftar madhështor në sheshin e Podujevës, por kërkesa u refuzua pa u mbështetur ne asnjë normë ligjore apo baze ligjore nga kryetari i Komunës së Podujevës.
Vitin e kaluar një leje të tillë ishte marrë nga i njëjti kryetar, por tani përse nuk jipet kjo leje, nuk kemi gjetur arsyetimin,e as bazen ligjore te ketije refuzimit.
Në ligjin nr. 06\-043 për Lirinë e asociimit në organizatat joqeveritare, përkatësisht në nenin 13 përmenden marrëdhëniet që mund të ketë një OJQ me institucionin publik dhe disa nga ato mardhenie sot u cenuan.
Komuna e Podujevës nuk ka krijuar një ambient të përshtatshëm, as nuk ka ofruar mbështetje për realizimin e aktiviteteve të organizatës sonë dhe në të njëjtën kohë ka ndërhyrë në lirinë dhe ushtrimin e të drejtës së asociimit.
Qëllimi i këtij iftari ishte që të mblidheshin rrethet sofres me nevojtaret dhe kontribuesit te shoqatës sonë,dhe ky qëllim nuk cenon asnjë fe dhe as siguri, sepse qëllimi i iftarit ishte hyjnor dhe me dashamirës, ka shkruar Jetmir Syla nga IMV në rrjetin social facebook
Kujtojmë se Shpejtim Bulliqi nuk lejoi ndërtimin e Xhamisë në lagjen e ndërtuar nga Elvis Naçi edhe pse çdo gjë ishte nënshkruar nga Bulliqi dhe Naçi/rti

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...