Dy persona kanë pësuar lëndime nga një shpërthim i bombolës së gazit në lagjen Veternik në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në vendngjarje janë ftuar mekanizmat kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për një shpërthim në lagjen Veterniku në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në baze të informacioneve të para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia po vijon punën e saj, ndërkaq në vendngjarje ka ftuar edhe mekanizmat e tjerë kompetent për trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci./teve1.info/