25/02/2024

​Shpërthimi në Kçiq, Uka: Dy paciente janë të varura nga aparatura

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Dy nga të lënduarat nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq që po vazhdojnë trajtimin në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të varura nga aparatura mjekësore, ndërkaq një paciente tjetër është me vetëdije, ndonëse lëndimet janë serioze.

Kështu bënë të ditur për KosovaPress, Shaqir Uka, shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, i cila tha se gjendja e tyre është stabile, por që nuk përjashton rrezikun për jetë, meqë sipas tij lëndimet janë serioze.

Uka potencon se të tre pacientët janë të gjinisë femërore, dhe se mosha e tyre është 12 vjeç, 56 dhe 58 vjeç. Ai thekson se pacientët kërkojnë trajtim të gjatë dhe intensiv.

“Për momentin në mjekimin intensiv qendror janë duke marrë trajtimin mjekësor tre nga të lënduarit e shpërthimit të bombolës në regjionin e Mitrovicës. Gjendja e përgjithshme e tyre për momentin paraqitet të jetë stabile, pavarësisht që lëndimet janë mjaftë serioze…Janë plagë të cilat janë fituar me rastin e djegies nga flakët, në regjionin e fytyrës një pacient, një paciente tjetër në regjionin e fytyrës dhe të ekstremiteteve, dhe një paciente tjetër në regjionin e fytyrës dhe në regjionin e dy shuplakave të duarve.

Mosha varion, një paciente e kemi 12-vjeçare, një paciente tjetër 56-vjeçare dhe një tjetër 58-vjeçare…Nuk mundemi me thënë që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, lëndimet janë mjaftë serioze dhe kërkojnë trajtim të gjatë dhe intensiv. Dy nga to paraqiten të fjetura me barna dhe të varura nga aparatura mjekësore. Kurse, një paciente tjetër fatmirësisht është me frymëmarrje të vetën dhe është e vetëdijshme, por lëndimet janë serioze”, thotë Uka.

Ndërkaq, përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi thotë se gjendja e gjashtë pacientëve të shtrirë në këtë klinikë është stabile.

Zatriqi tregon se dy nga të hospitalizuarit që ishin shtetas të Gjermanisë, u transferuan atje për të vazhduar mjekimin.

“Gjendja e pacienteve të shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë stabile janë gjashtë pacientë të hospitalizuar dy shtetas që ishin të Gjermanisë u transferuan atje ku jetojnë. Vazhdon trajtimi i tyre nesër në sallën operative”, shkruan Zatriqi.

Të shtunën, Policia e Kosovës njoftoi se 14 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin në Kçiq të Madh të Mitrovicës së Jugut. /kp/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...