22/11/2024

Shqipëria, e dyta në listën e vendeve të treta për kualifikim në Euro2024

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Shqipëria ka barazuar sot ndaj Kroacisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024.

Të parët që kaluan në epërsi ishin kuqezinjtë të cilët shënuan në minutën e 11-të me Qazim Laçin, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ata arritën që të mbahen deri në minutën e 74-të kur Kramariq barazoi shifrat në 1-1, ndërsa pas dy minutash Gjasula shënoi në portën e tij për t’ia dhënë epërsinë e parë kroatëve, njofton Klankosova.tv.

Por, shqiptarët nuk u dorëzuan deri në fund, ku pas një topi në zonë, Gjasula e shpagoi gabimin e tij, ku shënoi në minutën e 95-të për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Aktualisht në grupin B, Spanja është në vendin e parë me tri pikë, aq sa ka edhe Italia që është në vendin e dytë, kurse Shqipëria gjendet e treta, e Kroacia e katërta.

Në Euro 2024 do të kualifikohen katër nga gjashtë vendet e treta më të mira, ku aktualisht në këtë renditje Shqipëria është e dyta, kurse në të parin është Sllovenia.

Deri më tani, në të gjitha ndeshjet e para kishte vetëm një barazim, ai në mes Sllovenisë dhe Danimarkës, e që aktualisht Danimarka gjendet në vendin e dytë.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...