08/07/2025

Shuma marramendëse që kërkon Tottenhami për Harry Kane, shënjestrën e Unitedit

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Manchester Unitedi është i interesuar që ta transferojë Harry Kane në afatin e ardhshëm kalimtar.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur duhet të marrë një vendim para ardhjes së verës, nëse do ta vazhdojë qëndrimin te Spursat apo do të kalojë te ndonjë klub që synon trofetë e mëdha.

29-vjeçari ndoshta është në momentin e fundit që të transferohet te ndonjë klub më i madh dhe Djajtë e Kuq i duan shërbimet e tij.

Mirëpo, sipas The Times, Tottenhami do të kërkojë plot 100 milionë funte (114.5 milionë euro) për ta lejuar largimin e tij.

Kapiteni i Anglisë ka kontratë me klubin e tanishëm deri në verën e vitit 2024 që do të thotë se në fund të sezonit do të ketë vetëm një vit në kontratën e tij dhe një kërkesë e tillë mund të konsiderohet e ekzagjeruar nga klubet e interesuara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...