22/06/2024

Si i shkuan Telekomit mbi 6 milionë euro për largim vullnetar të punëtorëve

të fundit...

- Advertisement -spot_img

302 punëtorë të Telekomit të Kosovës i janë përgjigjur ofertës për pensionim të parakohshëm dhe largim vullnetar nga puna.

64 prej tyre kanë pranuar ofertën për pensionim të parakohshëm kurse 238 për largim vullnetar nga puna.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Fadil Lepaja – U.D. drejtor për relacione me publikun në Telekom.

Sipas pakos A, është bërë pagesa e 60% të pagës deri në pensionim për punëtorët mbi moshën 60 vjet, ndërsa pako B përfshin ekzekutimin e 24 pagave të plota dhe vlen për punëtorët nën moshën 60 vjet.

Lepaja për Indeksonline njofton se, të gjithë punëtorët që kanë pranuar ofertën dhe oferta i është aprovuar u janë realizuar pagesat.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e mbi 6 milionë eurove, saktësisht 6,231,768.14 euro (përfshirë paga neto + tatimi në paga + trusti pensional).

Për pakon A është ekzekutuar pagesa për 64 punëtorë në vlerë 1,144,870.94 € ndërsa për pakon B për 238 punëtorë është realizuar pagesa në vlerë 5,086,897.20 €.

Lepaja po ashtu bëri të ditur arsyet që çuan Telekomin t’i ofertojë punëtorët e vet.

“Në të kaluarën në TK ishin punësuar shumë vetë pa kriter dhe konkurse, pavarësisht se kompania nuk kishte nevojë për punëtor shtesë, sidomos jo për profilet profesionale dhe kualifikimet e këtyre të punësuarve.

Mbipunesimi, apo punësimi i personelit me kualifikime dhe profesione të panevojshme, joadekuate për biznesin, në të kaluaren ka bërë që shpenzimet e pagave të rriten në nivele të papërballueshme, deri në atë masë sa që e ka rrezikuar seriozisht operimin e kompanisë.

Meqenese këta punëtorë, pavarësisht mënyrës së punësimit, kanë pasur kontrata pune të përhershme, kompanisë i është dashur të zgjedh njërën nga dy opsionet që i ka parë si të mundshme për të dalur nga kriza: të largojë punetorët në mënyrë të njëanshme dhe të ballafaqohet me procese gjygjesore që nuk u dihej epilogu ose të ofrojë mundësinë për largim vullnetar kundrejt një kompensimi siç është përcaktuar në pakot e ofruara.

Kompania është përcaktuar për këtë të dytën duke u kujdesur që kjo  të mos ketë ndikim negativ ne operimin e kompanise, por edhe të mos shkelen të drejtat e të punësuarve,  duke e ofruar këtë ofertë vetëm për profile për të cilat konsiderohej se kishte mbipunësim dhe largimi i të cilëve nuk do të kishte efekte të dëmshme për biznesin”, thekson ai./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...