23/12/2024

Si rrjedhojë e ngecjes së projekteve kapitale bie qarkullimi financiar i bizneseve

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Bizneset po e përjetojnë periudhën më të vështirë këtë vit, pasi qarkullimi financiar i tyre është dukshëm më i ulët se ai i vitit të kaluar.

Qarkullimi financiar ka rënë në masë të madhe sivjet si rrjedhojë e ngecjes në realizimin e projekteve kapitale nga institucionet qendrore dhe lokale, por edhe për shkak të rënies së nivelit të konsumit si pasojë e rritjes enorme të çmimeve për gati të gjitha produktet e importuara dhe vendore.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna shpreh shqetësimin e bizneseve për rënie të qarkullimit financiar, duke thënë se këtë vit Kosova ka realizuar pak investime kapitale, vetëm rreth 10 për qind.

Rafuna ka deklaruar se është e domosdoshme që të zhbllokohen investimet kapitale, në mënyrë që këto pastaj të kenë efekt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ka rënie të qarkullimit financiar, mora shembull te importi, tregtia me mallra, ku kemi rënie të sasisë së mallrave, por edhe në brendi, në bazë të kontakteve dhe takimeve ditore që kam me bizneset, kanë shprehur shqetësimin që konsumi i këtij viti nuk është i njëjti me vitin e kaluar, kështu që ka shumë më pak qarkullim se sa vitin e kaluar”, thekson ai.

Ai ka mirëpritur paralajmërimin e kryeministrit Kurti për procedim në qeveri të projektligjit për punë publike, që parasheh kompensimin e inflacionit për materialet ndërtimore dhe punët përcjellëse për kontratat ekzistuese.

“Pa dyshim se po, në rast se stimulohet, për arsye se neve na kanë përcjellë edhe disa situata jo të mira siç ishte rasti me OSHP-në (Organin Shqyrtues të Prokurimit) ku ishte e bllokuar tërësisht ky organ, dhe procedurat ose ofertat që janë bërë në muajin mars e prill, tani ai çmim nuk qëndron më, për arsye se është rritur 200 ose 300 për qind.

Për këtë arsye rasti më i mirë është Shqipëria ose dhe vende të tjera, ku qeveria ka negociuar me bizneset për t’i kompensuar pjesën e çmimit të rritur për bizneset të cilat kanë aplikuar për projekte të ndryshme dhe kështu kanë vazhduar projektet dhe kanë vazhduar investimet kapitale. Ne jemi dëshmitar që Kosova sivjet ka shumë pakë investime kapitale, kështu që ne duhet me gjet rrugën në mënyrë që sa më shumë të investojmë në investime kapitale që do të kenë efekt ët drejtpërdrejt në zhvillim ekonomik, por edhe në rritje të bizneseve tona. Prandaj, pa dyshim që është i mirëseardhur”, thotë ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se ishte e domosdoshme që qeveria të hartojë Projektligjin për punë publike për të përshpejtuar dinamikën e zbatimit të investimeve kapitale.

“Ky projektligj parasheh që për pjesën e dytë të këtij viti, të mundësohet dinamikë më e përshpejtuar e investimeve kapitale asi soj që të gjitha punët publike, kontratat e mesme dhe të mëdha e lidhura sipas Ligjit për prokurim publik, të mund të mbështeten me kompensim për çmimet e rritura.

Kështu që ka pasur çmime të rritura për materiale ndërtimore dhe kështu që ka pasur një hezitim nga ana e bizneseve që në pjesën e parë të vitit të kryen punët, meqenëse kontratat e lidhura kohë më parë, kanë pasur çmime më të ulëta, kurse tani çmimi i furnizimit për ta është më i lartë dhe kanë pasur të pamundur që t’i kryejnë këto punë”, ka thënë Murati.

Sipas një publikimi të Institutit GAP, rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore dhe politikat qeveritare kanë bërë që realizimi i investimeve kapitale në gjashtë mujorin e parë të vitit 2022 të jetë më i ulëti në dekadën e fundit. Në nivelin qendror janë realizuar vetëm 9 për qind e investimeve, ndërsa në atë lokal 19 për qind.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...