12/12/2024

Si ta zvogëloni kolesterolin?

- Advertisement -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Padyshim që ka barëra të ndryshme për trajtimin e kolesterolit, mirëpo disa njerëz gjithmonë preferojnë metodat tradicionale për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe kolesterolin

Kjo recetë këtu është thuajse pije magjike që lufton kolesterolin dhe i pastron venat e gjakut.

Përbërësit: Katër limonë të madhësisë mesatare, katër hudhra dhe tri litra ujë të distiluar.

Përgatitja: I qëroni hudhrat dhe i dezinfektoni limonët duke iu hedhur ujë të vluar përmbi.

Limonët i preni në copa të vogla, por pa i qëruar. Pastaj, hudhrat dhe limonët i futni në blender dhe i përzieni, transmeton Telegrafi.

Materialin e fituar nga përzierja e hudhrave dhe limonëve e futni në një shishe tri litërshe dhe e mbushni me ujë të distiluar.

Shishen e futni në frigorifer për tri ditë dhe pas tri dite i përdorni tri lugë gjelle tri herë në ditë.

Sasinë e konsumimit e rritni ngadalë, por mos e kaloni sasinë prej tri lugë të gjellës përnjëherë.

Këtij trajtimi plotësisht natyral duhet t’i nënshtroheni për 40 ditë.

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...