22/11/2024

Siguria në vend pas situatës në veri, ministri Mehaj raporton sot në komision

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, do të raportojë sot para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Raportimi i cili pritet të fillojë nga ora 10:00, do të ketë në fokus çështjet të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Kujtojmë se veriu i Kosovës ndodhet në gjendje të tensionuar për shkak të barrikadave që kanë vënë grupet kriminale serbe nëpër disa rrugë.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e barrikadave.
Së fundi, autoritetet serbe i kanë dërguar kërkesë KFOR-it për angazhimin e deri në 1.000 pjesëtarëve serbë të sigurisë në Kosovë, duke u thirrur në rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...