05/12/2024

Sindikata e RTK-së: Kuvendi të emëroj sa më shpejt anëtarët e rinj të Bordit dhe të rrisë buxhetin për mediumin publik

- Advertisement -spot_img

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, konkretisht nga Komisioni për media që në afat sa me të shkurtër kohorë ta kompletoj me anëtarët e rinj Bordin e RTK-së duke ndjekur procedurat sipas ligjit.

Sindikata kërkon që këtë proces ta monitorojnë organizata kredibile vendore e ndërkombëtare.

“Sindikata i bënë me dije Kuvendit të Kosovës që ta rris buxhetin për RTK-në sepse me buxhetin aktual është e pamundur që RTK të transformohet e të zhvillohet. Janë kaluar të gjitha limitet e pritjes sa i përket pronës, ligjit dhe ndërtimit të objektit dinjitoz që duhet ta ketë mediumi i vetëm publik”, thuhet në njoftim.

 

Situata aktuale në RTK pa kompletimin e Bordit thuajse është jofunksionale sepse jemi në kohën kur duhet të merren shumë vendime me rëndësi për të ardhmen e televizionit publik”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...