15/06/2024

Situata në veri: Scholz kërkon ndaljen e konflikteve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ndonëse kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk foli për sulmin terrorist të Banjskës në Samitin që po mbahet në Tiranë, këtë e ka bërë kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se ka ardhur koha që të tejkalohen konfliktet.

Scholz gjithashtu kërkoi zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
“E di që Shqipëria njihet për mikpritje dhe kjo është vërtetuar sot. Ne kemi kuptuar edhe kur kemi pasur takimin e Këshillit Evropian. Dua të iu falënderoj për këtë përgatitje të samitit dhe shumë takime të nivelit të lartë gjatë muajit të fundit. Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë për të përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot sa ka qenë edhe vjet. Ky është forum bashkëpunimi, dhe kërkohet më shumë kurrë”, tha Scholz.

“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar sa e rëndësishme është të flasim me një zë evropian. Siç e përmendët edhe ju, është shumë e qartë se ne jemi të ulur këtu bashkë kemi një situatë të vështirë jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit kundër Izraelit. Me të gjitha pasojat, por edhe krizat në Kosovë në Ballkan kanë theksuar nevojën për të punuar më fortë së bashku. Ka ardhur koha për të tejkaluar konflitket, dhe ju mbajnë në vend-numëro. Këto përshkallëzime në veri kanë vërtetuar sa e rëndësishme është kjo. Duhet të përfundojmë zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur në BE. Është sinjal i fortë dhe kjo thekson pronësinë që ka rajoni në këtë proces. Duhet ta shfrytëzojmë këtë rast për t’u përqendruar te integrimi brenda rajonit dhe ecuria më tutje”, deklaroi ai më tutje.

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...