23/07/2024

Sjellja para drejtësisë të dyshuarit për krime lufte, Sveçla takohet me Hetemin

të fundit...

- Advertisement -spot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi

Siç thuhet në komunikatë ministri  Sveçla ka uruar Hetemin për detyrën e Drejtorit të këtij Instituti të rëndësishëm për Republikën e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional e veçanërisht mes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë kontribuon në evidentimin e të gjitha dëshmive të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe ndihmon në sjelljen e të gjithë kryesve para drejtësisë”, theksohet në komunikatë.

Më tej, theksohet në komunikatë se ministri Sveçla ka njoftuar drejtorin Hetemi mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve.

“Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë”, theksohet në komunikatë./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Me te lexuarat...

- Advertisement -spot_img

Lajmet tjera...